Arrestohet për marrje të ryshfetit në flagrancë inspektori i ATK-së

Aktuale

Arrestohet për marrje të ryshfetit në flagrancë inspektori i ATK-së

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:27
ATK

Policia e Kosovës ka arrestuar Lavdim Rexhepin, inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës, me dyshimin se ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar. Atij i janë caktuar 48 orë mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se “sot me 23.11.2018, Hetues të Policisë së Kosovës (DHKEK) nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë gjatë angazhimeve të tyre hetimore dhe operacionale në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë arrestuar një përson të dyshuar inspektor në ATK, me iniciale (L.R.) nën dyshimin se ka ‘keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar’”.

Sipas Hoxhës, hetuesit policorë nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit me Urdhëresë të PTH-Prishtinë, me aplikimin e masave të fshehta, të cilat masa janë zbatuar sot, kanë rezultuar me kapjen në flagrancë të dyshuarit në kryerje të veprës penale.

“Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të parapara në bazë të planit operativ, i dyshuari është intervistuar në cilësi të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me Vendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orëve”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat