Deputeti AAK'së dyshon se KEDS'i e shkaktoi qëllimisht krizën energjetike

Aktuale

Deputeti AAK'së dyshon se KEDS'i e shkaktoi qëllimisht krizën energjetike

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:17
Ilustrim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, dyshon se kriza me energji elektrike u shkaktua qëllimisht për llogari të dikujt. Nitaj ka pyetur nëse vet KEDS-i e ka shkaktuar këtë krizë energjetike.

“A është e mundur që KEDS ta ketë shkaktuar qëllimisht krizën energjetike, kjo veç sa për ta acaruar njeriun e Kosovës, kush e di për hesap të kujt! Nëse jo, si shpjegohen reduktimet e ashpra të energjisë, kur KEDS është i obliguar të sigurojë furnizim të pandërprerë të energjisë!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Kolegu i tij i partisë, Daut Haradinaj, ka propozuar që të hetohet KEDS-i rreth kësaj mungese të energjisë, propozim që e ka mbështetur edhe Nitaj.

“Prandaj dhe do ta mbështes idenë e Deputetit Daut Haradinaj, për hetim parlamentar të kësaj kompanie, natyrisht duke u kërkuar llogari edhe autoriteteve shtetërore të energjisë!”, ka theksuar Nitaj.

Qytetarët janë revoltuar pasi në shumë qytete e fshatra të Kosovës mungesa e energjisë elektrike ka shkuar me shumë se 6 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat