Shënohet Dita Botërore e pacientëve me Cochlear

Aktuale

Shënohet Dita Botërore e pacientëve me Cochlear

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Konferencë për vetëdijesim rreth problemeve në të dëgjuar

(E plotësuar) -Në ditën botërore të pacientëve me Cochlear, Cochlear Europe dhe Sinorg Pharmaceuticals kanë organizuar konferencë.

Shefqet Mehmetukaj, drejtor i Sinorg Pharmaceuticals, tha se organizimi i kësaj konference ka për qëllim vetëdijesimin dhe shkëmbimin e përvojave.

Mehmetukaj: Deri më tani kemi kryer 38 raste të inplanteve Cochleare

“Për nder të kësaj dite, ekipa e Cochlear-it është e pranishme në Kosovë që nga data 21 dhe kemi kryer të gjitha kontrollat me pacientët tanë që tri ditë jemi në kontakt me ta që i kemi ftuar të gjithë.  Në Kosovë Cochlear është që nga viti 2015 dhe që nga atëherë janë realizuar 38 raste të inplanteve kohleare, pesë raste të ndërrimin të procesorëve, ndërsa ditën e martë është në plan që edhe tri raste të reja të realizohen në Klinikën Universitare”, ka thënë Mehmetukaj.

Tutje, ai shtoi se ky implant është shumë kompleks, gjithashtu sfidë e madhe, mirëpo siç thotë ai bashkë me specialistë të tjerë të klinikës kirurgjike ORL-së kanë arritur këto suksese.

Ardiana Beqiri, paciente që ka bërë inplantin kohlear, tregon sfidat që ajo ka kaluar deri te përmirësimi i dëgjimit, duke shtuar se si shkak i shëndetit të saj, ka qenë gjithmonë e paragjykuar.

Beqiri: Falënderoj të gjithë që e kanë mundësuar që unë të dëgjoj prapë

“Përshëndes edhe Ministrinë e Shëndetësisë që nuk janë pjesë e këtij takimi, po që ka qenë një  mbështetje shumë e madhe, që kanë përkrah edhe financu pacientët me inpeant kohlear. Për mu është shumë e rëndësishme financimi i tyre, falënderim i veçantë edhe për kompaninë Sinorg që mundësoi pajisjet e inplantit kohlear, gjithashtu falënderoj gjithë stafin e QKUK-së që kanë bërë një punë mjaft të mirë, sa kom qenë unë aty pjesë, kur e kom bo unë operimin”, tha ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se jeta është krejt ndryshe kur dëgjon. Kurse, përfaqësuesja  e kompanisë Cochlear, Menaxherja Ema Grabenëeher tregoi problemet që po shfaqen në botë për arsye të problemit me dëgjimin.

Grabenëeher: Ne kemi mision që të fuqizojmë dhe ndihmojmë njerëzit që të dëgjojnë

“Të gjithë punëtorët në Cochlear jetojnë dhe frymojnë me misionin për t’iu ndihmuar njerëzve që të dëgjojnë dhe për të arritur për t’i fuqizuar  dhe për të trasuar mjetin e tyre, mënyrën se si ata… dhe ajo çfarë ne jemi më shumë të interesuar është që të sjellim inovacione dhe risi, dhe këto i sjellim në treg që janë, zgjidhje shumë të shumëllojshmë për të zgjidhjen e problemit të dëgjimit”,, tha ajo.

Konferencë për vetëdijesim rreth problemeve në të dëgjuar

Cochlear Europe dhe Sinorg Pharmaceuticals kanë organizuar konferencë në ditën botërore të pacientëve me Cochlear.

Shefqet Mehmetukaj, Drejtor i Sinorg Pharmaceuticals tha se organizimi i kësaj konference ka për qëllim vetëdijesimin dhe shkëmbimin e përvojave.

 “Me qëllim që të jemi sa më afër pacientëve për kemi bërë këtë organizim që ka qëllim inflantin kohlear. Ky organizim ka për qellim vetëdijesimin dhe shkëmbimin e përvojave.  Për nder të kësaj dite ekipi e Cochlear, që bazën e ka në Australi  është qe tre ditë në Kosovë duke bërë kontrolle”, tha ai.

Sipas ti, prej vitit 2015, bashke me doktorët tjerët kanë realizuar 38 ndërhyrje të inpelantimit kohlear për t’iu përmirësuar dëgjimin pacientëve.

Tutje, ai shtoi se ky implant është shumë kompleks, gjithashtu sfidë e madhe, mirëpo siç thotë ai bashkë me specialistë të tjerë të klinikës kirurgjike ORL-së kanë arritur këto suksese.

Ardiana Muhaxhiri, paciente që ka bërë inpleantin kohlear, tregon sfidat që ajo ka kaluar deri te përmirësimi i dëgjimit.

Ndërsa, këtë sukses ia atribon gjithë atyre qe i kanë dhënë mbështetje, e sipas janë Kompania Sinorg dhe doktorët e QKUK-së, e veçmas ndihmat financiare që i kanë marr prej Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurse, përfaqësuesja  e kompanisë Cochlear, Menaxherja Ema Grabenweher tregoi problemet që po shfaqen në botë për arsye të problemit me dëgjimin.

“Të gjithë punëtorët në Cochlear mundohen që t’u ndihmojnë njerëzve që të dëgjojnë, ajo çka ne jemi të interesuar është të sjellim risi për zgjedhje të problemit të pacientëve”, përfundoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat