Lushtaku e Thaçi për vizitë te Veseli: Këto janë fjalët e Sami Lushtakut për babain e Kadri Veselit

Aktuale

Lushtaku e Thaçi për vizitë te Veseli: Këto janë fjalët e Sami Lushtakut për babain e Kadri Veselit

Nga: N.H Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 17:22
Lushtaku, Veseli dhe Thaçi

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zgjedhur ketë të shtune që të vizitojnë familjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Është Lushtaku, ai i cili përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për vizitën e realizuar te Veseli.

Ai përveç njoftimit, ka shpërndarë edhe një fotografi së bashku me babain kryetarit të Kuvendit. Ish-kryetari ka disa fjalë për moshuarin e Veselve.

“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli”, ka shkruar ndër tjerash Lushtaku në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qendron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza”,  shkruan Lushtaku në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat