Reagon Driton Selmanaj: Tregon se a ka dhënë deklaratë për mediat serbe

Aktuale

Reagon Driton Selmanaj: Tregon se a ka dhënë deklaratë për mediat serbe

Nga: N.H Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 18:04
Driton Selmanaj

Ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, lidhur me raportimet e fundit nga mediet në Kosovë kinse partia e tij së bashku me serbët do e rrëzojnë qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ai thotë se me insistimin e miqve të tij po e shkruan këtë sqarim lidhur me disa shkrime të mediave fashiste të Serbisë, dhe për fatin e keq edhe të disa medieve dhe personaliteteve në Kosovë që me ose pa vetëdije hyn në shërbimin të tyre.

Selmanaj ndër tjerash sqaron se kurrë në jetën e tij nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo intervistë për ndonjë nga mediet e shkruara apo elektronike të Serbisë.

Ja reagimi i plotë i deputetit të LDK-së:

Sa për sqarim.

Me insistimin e miqve po e shkruaj këtë status lidhur me disa shkrime të mediave fashiste të Serbise, dhe për fatin e keq edhe te disa medieve dhe personaliteve në Kosovë që me ose pa vetedije hyn në shërbimin të tyre.

E kanë dhënë disa medie te Serbisë kinse une kam thënë që me serbët do e rrëzojm qeverinë e Ramush Haradinajt! Fillimisht e injorova këtë sepse mendoja qe nëse do merresha me këto medie fashiste sikur po i vleresoja, por sa po e shoh shumë njerëz e kane kuptuar sikur unë paskam thënë kështu dhe kinse qenkam intervistuar nga këto medie.

E para: Kurr në jetën time nuk kam dhenë asnjë deklarate apo intervistë për ndonjë nga mediat e shkruara apo elektronike të Serbisë.

E dyta: Mediet serbe i janë referuar disa portaleve tona “profesionale” të PAN-it, nga një interviste e imja në emisionin Dossier ne rtv Dukagjin të datës 21.11.2018.

E treta: Në këtë emision, pyetjes së gazetarit se a e do ngritni mocion mosbesimi ndaj Qeverise se Haradinajt Une i jam përgjigjur se: LDK fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për ti dhënë fund keqqeverisjes. Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me listen serbe? Unë kam thënë që nëse ska dakordim mes partive politike shqiptare ne do bisedojm edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listen serbe.
Po ju njoftoj se pergjigja per mocionin nuk ka qenë ne kontekstin e tanishem pas vendimit për taksën 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashme që 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrezojmë këtë qeveri abuzuese.

Qasja e medieve serbe është në agjenden e tyre për ta sulmu qeverinë për vendimin e saj, e qe në fakt deklarata ime ka qene ne kontekst krejtesisht tjetër.

Në fund, për të gjithë ata që kanë mendësinë e medieve të tilla dhe që për fat të keq jetojne mes nesh, ju them se edhe po te duam ne si opozitë LDK dhe VV ta rrezojmë qeverinë bashkë me listen serbe, kjo e fundit nuk do bêj pa lejen paraprake të Radojqiqit dhe Ramushit apo Vuqiqit dhe Thaqit sepse miqësia e tyre është e hershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat