Haradinaj: Kam fjetur në hotele më të këqija se burgu i Hagës - Bota Sot
Haradinaj: Kam fjetur në hotele më të këqija se burgu i Hagës

Aktuale

Haradinaj: Kam fjetur në hotele më të këqija se burgu i Hagës

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:50
Ramush Haradinaj

Gjatë emisionit ‘Xing’ me Ermal Mamaqin, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli edhe për kohën në burgun e Hagës për të cilin tha se ishte si hotel me kushte shumë të mira.

“Sikur po shkon në një hotel. Kushtet higjienike, kushtet jetësore janë me shumë nivel. Dhomën e ke tënden, shtrat, çarçaf, mbulesa të reja, të pastra. Kuzhinë ku mund të gatuaje vetë. Unë mendoja se shumica e burgjeve ishin ashtu derisa kam parë këto të tjerat. Kishim televizor, kompjuter, palestër. Kam fjetur në hotele më të këqija se burgu Hagës”, tha Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...