Serbia pret ndërhyrjen e Gjermanisë për heqjen e masës prej 100 për qind

Aktuale

Serbia pret ndërhyrjen e Gjermanisë për heqjen e masës prej 100 për qind

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 00:26
Foto ilustrim: Kufiri

Taksa prej 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat me prejardhje nga Serbia e Bosnja, ka alarmuar zyrtarët e Beogradit.

I fundit që ka reaguar në lidhje me këtë vendim është ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.

Sipas tij, Serbia do të presë udhëzime nga ndërkombëtarët për vendimet që do të merren në të ardhmen.

Ai madje thotë se Beogradi do të presë edhe reagimin e Gjermanisë dhe fuqive tjera të BE-së.

“Ne presim nga Gjermani dhe shtetet e BE-së që të ndërmarrin masa. Askush në botë nuk mund ta mohojë se Prishtina ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani”, ka thënë Stefanoviq.

Ndërkohë, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, Lista Serbe ka paralajmëruar se të martën do të organizohet përsëri protestë.

Liderë nga ky subjekt, po i referohen gjithnjë mungesës së artikujve bazë për mbijetesë në veriun e vendit.

Mirëpo, të njëjtat pretendime janë hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat