“Kosova nuk kishte armë tjetër” – gazetari britanik flet për taksën 100%

Aktuale

“Kosova nuk kishte armë tjetër” – gazetari britanik flet për taksën 100%

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 11:33
Tim Judah

Për dallim nga disa zyrtarë evropianë të anketuar, të cilët shprehen kundër masave të Prishtinës për ngritjen e taksës në mallrat serb, gazetari britanik e specialisti për Ballkan, Tim Judah, mendon se Kosova edhe nuk kishte me çka tjetër t’i kundërvëhej Serbisë.

Meqë Kosova nuk ka aftësi që me diplomaci të luftojë, siç ka vepruar Serbia në rastin e Interpolit dhe në fushatën e tërheqjes së njohjeve nga Kosova, kjo është mënyra e vetme me të cilën Kosova mund të veprojë në mënyrë që kjo ta lëndojë Serbinë, ka thënë ai për mediat serbe.

“Kosova po e dënon Bosnjën sepse ajo kërkon viza për kosovarët. Nuk jam i sigurt se vendimi mbi doganat do të tërhiqet shpejt, po edhe pse do të tërhiqej? Diskutimet ndërmjet Thaçit e Vucicit nuk po përparojnë ndërsa Serbia zhvillon luftë të fuqishme diplomatike kundër Kosovës”.

”Ajo që Kosova dëshiron nga BE-ja është liberalizimi i vizave, por duket se shumë shtete janë të gatshme të vënë veto në këtë, kështu që BE-ja nuk ka mjaft mjete në disponim. Shumica e asaj që Kosova blen nga Serbia – është mall konsumi, kështu që mund të sigurohet në vende tjera”, porosit Judah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat