Ministrja Hoxha: Nuk tolerohet asnjë lloj dhune ndaj grave

Aktuale

Ministrja Hoxha: Nuk tolerohet asnjë lloj dhune ndaj grave

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:02
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave, iu ka bashkuar shënimit të kësaj dite, me zotimin se nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune ndaj grave.

“Bota nuk mund të jetë e lumtur, nëse gjysma e saj kërcënohet apo e përjeton dhunën”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë:

Një nga tri gratë, ishin viktima të dhunës në botë! Kjo duhet të përfundojë [?] !

Bota nuk mund të jetë e lumtur, nëse gjysma e saj kërcënohet apo e përjeton dhunën!

Në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave [????] [?] , i bashkohemi shënimit të kësaj dite me zotimin se nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune ndaj grave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat