Mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, priten marrëveshje

Aktuale

Mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, priten marrëveshje

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 07:09
Foto nga një konferencë e përbashkët për media e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pritet të mbajnë sot mbledhjen e shtatë të përbashkët, në qytetin e Pejës.

Sipas paralajmërimeve në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri.

Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 10:30, shkruan Indeksonline.

Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat