Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë

Aktuale

Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:19

(E plotësuar) - Në mbledhjen e pestë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë janë dhënë dy informata dhe janë nënshkruar 6 Marrëveshje, dy Protokolle dhe një Memorandum, nga ministrat përkatës të dy qeverive.

Informata e parë ka të bëjë me të arriturat për vendosjen e Pikës Doganore të Republikës së Kosovës në Portin e Durrësit dhe informata e dytë ka të bëjë me Deklaratën e objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri – Kosovë.

Pas përfundimit të mbledhjes, u zhvillua ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në ndërmjet dy qeverive.

Marrëveshjet, protokollet dhe memorandumet e nënshkruara ndërmjet ministrive përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, janë si më poshtë:

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës”.

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve”.

Protokolli për Kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë” në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Marrëveshja për “Bashkëpunim në fushën e Rinisë.”

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.

Protokolli ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, për njohjen e bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe tranzitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të Republikës së Shqipërisë.

Image

***

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive u bë nënshkrimi i marrëveshjeve.

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ashtu edhe siç u paralajmërua, të dy Qeveritë nënshkruan nëntë marrëveshje.

Këto marrëveshje pritet që të heqin barrierat në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto janë marrëveshjet që u nënshkruan sot në Pejë në mes të dy Qeverive:

Hapja e mbledhjes dhe fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama (secila fjalë do të jetë rreth 8 min)

Informimi i kabineteve lidhur më të arriturat për vendosjen e Pikës Doganore të Republikës së Kosovës në Portin e Durrësit.

Informimi i Kabineteve lidhur me Deklaratën e objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i Protokollit për Kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë, në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të Republikës së Shqipërisë.

Nënshkrimi i Protokollit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, për njohjen bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i Marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e Rinisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës.

Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Nënshkrimi i Projekt “marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, ndërmjet ministrisë shëndetësisë dhe mbrojtës sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Kosova dhe Shqipëria zotohen për heqjen e taksave, romingut dhe unifikimin e doganave

Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e romingut në kuadër të telekomunikimt si dhe të heqin tarifat doganore.

Këto ishin vetëm disa nga vendimet që u konfirmuan me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve dhe protokolleve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur sot në Pejë.

Aty, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama thanë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është më se i domosdoshëm.

Kryeministri Haradinaj tha se qytetarët në Kosovë e Shqipëri presin edhe më shumë nga të dy qeveritë, por nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ai tha se e sheh si fillim të konkretizimit të prioriteteve të kahershme nga të dyja palët.

“Ajo që e shquan Kosovën është rreshtimi me SHBA-në si një faktor prijës global dhe me aleatët tanë strategjik. Shqipëria çdo herë ka mund të llogaritë në Kosovën dhe çdo herë ka të drejtë të llogaritë në Kosovën, por edhe Kosova çdo herë ka llogaritë në Shqipërinë dhe kjo është dëshmuar edhe në vitin 1999, në ditët më të vështira të jetës sonë si komb”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur edhe vendosjen e taksës doganore nga ana e autoriteteve të Kosovës për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. Rama tha se vendosja e taksës doganore në shifrën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte reagim ndaj padrejtësive që i bëhen Kosovës, shpesh herë edhe me mbështetjen e vendeve të ndryshme evropiane.

Përderisa i dha mbështetje tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, Rama tha se brenda një kohe të shkurtë, Kosova dhe Shqipëria do të kenë tarifa zero si dhe unifikim të plotë të doganave.

“Sot është koha për të vënë tarifa 100 për qind në veri dhe për të pasur tarifa zero në jug të Kosovës. Së dyti, duhet të shkojmë drejt bashkimit doganor, transit më 1 janar në Portin e Durrësit për Kosovën dhe hapat e tjerë brenda gjashtë mujorit të ardhshëm drejt bashkimit doganor. Kush e konsideron këtë si kërcënim, qoftë në Beograd apo Bruksel është i mirëpritur të vij, të ulet në tavolinë e t’ia shpjegojmë se nuk është kërcënim por është një ftesë që të gjithë të tjerët të marrin shembull nga ky bashkëpunim dhe Serbia e para të ndjek shembullin e këtij bashkëpunimi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që Prishtina dhe Tirana të krijojnë një fond të përbashkët për funksionimin e politikës së jashtme, e cila do të ndihmonte integrimin e të dy shteteve në Bashkimin Evropian, deri në vitin 2025.

Ndryshe, ky është takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Por, jo rrallë herë, të dy qeveritë janë kritikuar nga ekspertët se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u zbatuar në praktikë.

Limaj pret rezultate konkrete nga mbledhja e dy qeverive, thotë se shpejt shihen rezultatet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ka thënë se këto mbledhje kanë në fokus zhvillimin ekonomik të dy vendeve përmes rritjes së bashkëpunimit në fushën e tregtisë, industrisë, uljes së barrierave administrative dhe çështje tjera që, sipas Limajt, janë preokupim i bizneseve në të dyja anët. Limaj ka thënë se këto dy shtete po futen në një fazë tjetër të bashkëpunimit ekonomik. Ai ka thënë se brenda gjashtë muajve priten rezultate konkrete të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset. Në funksion të kësaj, Limaj ka bërë me dije se Odat Ekonomike të dy vendeve pas një punë të gjatë kanë përgatitur një deklaratë të përbashkët duke u bazuar në vullnetin për rritje të bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve. Krejt kjo, sipas Limajt, po bëhet për të rritur shkëmbimin tregtare dhe investimeve.

“Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, shprehin vullnetin fuqiplotë për krijimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë, e cila do të përfaqësoj zërin dhe mbron interesat e anëtarëve, të cilët janë kryesisht biznese që ushtrojnë aktivitete tregtare dhe investime midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe favorizon solidaritetin midis sipërmarrjeve, në kontekstin e ekonomisë së tregut do të jetë partner social në kuptimin e gjithë legjislacionit të punës dhe çështjeve sociale, legjislacionit ekonomik e financiar, që prek interesat e komunitetit të biznesit, do të mbroj interesat e sipërmarrjeve”, ka thënë Limaj në mbledhjen e qeverive. Ai ka falënderuar dy kryetarët e odave për deklaratën e përbashkët dhe themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri- Kosovë. “Jemi fokusuar në veçanti për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm, me politikat fiskale që janë lehtësuese për ta, por poashtu jemi duke punuar në zvogëlimit të burokracisë e cila krijon barrë për bizneset dhe qytetare”, ka përfunduar Limaj.

Rama kritika të mëdha ndaj Serbisë, i thotë ‘what the fuck’

Kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, ka thënë se frenezia me të cilën Serbia po e bllokon Kosovën në instanca rajonale e ndërkombëtare e deri te kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si republikë, nuk është thjesht shqetësuese, është sfiduese deri në dekurajimin e procesit të vet dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcional.

Rama ka deklaruar se i mirëpresin të gjitha dinamikat dy palësh dhe shumëpalësh që qojnë drejt plotësimit kuadrin e gjymtuar të sovranitetit e Republikës së Kosovës dhe lëvizjes së lirë dhe kjo është që kanë qenë dhe mbeten të zhgënjyer nga qasja e Bashkimi Evropian dhe të gjithë atyre shteteve që janë në themelet e pavarsisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj dhe për këtë arsye themelimi i Forcave të Armatosura ishte hapi i duhur dhe kuptim plot në drejtim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të jetë dhe nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet.

“Për Kosova përveç së qenuri sensimentalisht shëmbëlltyra, referencë e konvertimit të saj, Shqipëria është shteti natyralisht më i prirur për bashkëpunim dhe më i interesuari për suksesin e Kosovës”, tha Rama.

Ai foli edhe për marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një draft dakordësimi është nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, por frenezia me të cilën Serbia po e bllokon Kosovën në instanca rajonale e ndërkombëtare e deri te kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si republikë, nuk është thjesht shqetësuese, është sfiduese deri në dekurajimin e procesit të vet dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcional“, tha ai.

“Ministri i punës dhe mirëqenies sociale i Qeverisë së Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beogarad deri në 2 të natës, me anë të të dërguarëve të Evropës i këkronin që të hiqte fjalëqn republika e Kosovës në fjalimin që do të mbante të nesërmen, what the fack do të thuhej në gjuhën e Bashkimit Evropan”, tha ai.

Image

Rama: Njohja e Kosovës stabilizon rajonin. Të zhgënjyer me BE-në sepse…

Nis mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës se “qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”.

“Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”.

“Interpoli ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

Mbledhja e dy qeverive shqiptare, Haradinaj tregon cilat marrëveshje do të nënshkruhen

 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në hapjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, është shprehur i bindur se me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve e protokolle, do të qojë në një të ardhme të afërt, deri në unifikimin të ekonomive tona dhe jo vetëm aq.

Haradinaj tha se e dinë që populli i Kosovës dhe Shqipërisë presin më shumë nga dy qeveritë dhe nga këtu do të vazhdojnë me punë dhe angazhim në ballafaqimin e sfidave të shumta.

“ Sot Kosova është pal kontaktuese me BE-në, MSA-në dhe njëkohësisht ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret që e drejta e vet të respektohet nga e institucionet e BE-së”, ka thënë ai.

***

Posa ka nisur ceremonia shtetërore e mirëseardhjes së përfaqësuesve të dy qeverive shqiptare në Pejë.

***

Sot në Pejë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.

Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare

 

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat