Valon Murati: Marrëdhëniet e mira mes dy shteteve janë produkt i mbledhjeve Kosovë – Shqipëri - Bota Sot
Valon Murati: Marrëdhëniet e mira mes dy shteteve janë produkt i mbledhjeve Kosovë – Shqipëri

Aktuale

Valon Murati: Marrëdhëniet e mira mes dy shteteve janë produkt i mbledhjeve Kosovë – Shqipëri

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:27
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë që marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë ardhë si pasojë e mbledhjeve të dy qeverive, 

Sipas Muratit i cili ka folur në edicionin special në Klan Kosova, këto mbledhje duhet të kalojnë drejt integrimeve dhe të gjitha marrëveshjet sipas tij duhet të kenë mekanizëm të përbashkët implementues.

“Ndoshta vërejtja më e madhe është se nuk e kemi një analizë më të thukët të rezultatve nga çdo marrëveshje përkatëse mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Besoj që situata e marrëdhënieve mes dy shteteve tona është jashtëzakonisht më e mirë si produkt i këtyre takimeve dhe marrëveshjeve që janë me dhjetëra të nënshkruara”.

“Mendoj që efekti i tyre është pozitiv, por mendoj që kemi ardhë në fazën që duhet ta kalojmë këtë format të takimit pasi është e pamundur që ne të shkojmë tutje në marrëdhëniet tona bilaterale pa krijuar mekanizma të përbashkët të implementimit të këtyre marrëveshjeve”.

“Është trajtuar që Kosova dhe Shqipëria ka ardhë koha që ky partneritet strategjik të kalojë drejt integrimeve dhe të gjitha marrëveshjet që kanë qenë e kanë një mekanizëm të përbashkët implemenutes”.

“Pa pasur një komision të përbashkët e cila mund të quhet një këshill që të kishte forcë është vështirë që qeveritarët tu rrinë gati pasi po krijohen edhe interesa divergjente të grupeve dhe klaneve të dy shteteve tona”.

“Është e nevojshmë të krijojmë mekanizma të përbashkët që të kemi një fond për të ndihmuar projekte konkrete mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe ka ardhë koha të tejkalohet formati i dy qeverive dhe përmbajtësor të ketë rezultatet më konkrete”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...