Adem Salihaj: Thaçi po i jep zor më shumë se Vuçiqi për copëtimin dhe shkatërrimin e Kosovës

Aktuale

Adem Salihaj: Thaçi po i jep zor më shumë se Vuçiqi për copëtimin dhe shkatërrimin e Kosovës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 11:05
Adem Salihaj, Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë ka hequr dorë nga ideja për shkëmbim apo ndarje të Kosovës, kurse presidenti i Thaçi sipas tij, nuk ka heq dorë por është duke vrapuar për ta realizuar këtë ide, pra për ta shkatërruar shtetin e tij.

Ai thotë se tash pas takimit me Boltonin, i cili është kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, Thaçi në SHBA do të flas për këtë ide.

Ai thotë se për habi është Thaçi i cili po i jep zor më shumë se Vuçiqi për copëtimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe.

Ja shkrimi i plotë i Adem Salihaj:

Derisa vetë Vuçiqi deklaron se nga ideja e tij për shkëmbim territoresh dhe ndarje të Kosovës nuk ka asgjë dhe se ai vetë ka hequr dorë nga kjo ide, në anën tjetër, vartësi tij besnik Hashim Thaçi, nuk heq dorë dhe vrapon gjithkah për ta realizuar këtë ide dhe për ta shkatërruar shtetin e tij. Tash, pas takimit me John Bolton, kundërshtarit të pavarësisë së Kosovës, Thaçi sigurisht do të deklarojë se SHBA përkrah idenë e tij për korrigjim të kufijve, e pastaj Serbia do ta pranojë Kosovën dhe do t'i ndihmojë që të pranohet në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Për habinë e të gjithëve, Thaçi po i jep zor ma shumë se vetë Vuçiqi për copëtimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat