Komisioni miraton tri Projektligjet për FSK-në

Aktuale

Komisioni miraton tri Projektligjet për FSK-në

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 11:41
FSK

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar tre projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Anëtarët e këtij komisioni me shumicë votash kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala vlerësoi se debati për të gjitha këto projektligje është shterur dhe kërkoi që menjëherë të hidhen në votim.

Pas kësaj anëtarët e komisionit kanë votuar për heqjen e këtij amendamenti nga ky projektligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat