“Inferioriteti për keqardhje i Haradinajt dhe arroganca e Ramës”

Aktuale

“Inferioriteti për keqardhje i Haradinajt dhe arroganca e Ramës”

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:45
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka folur për mbledhjen e dy qeverive shqiptare e cila u mbajt sot në Pejë.

Gecaj thotë se ajo që ra në sy është inferioriteti i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe arroganca e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Fatkeqësisht, ajo çfarë tërhoqi vëmendje sot nga paraqitjet e dy kryeministrave, në fillim dhe në fund të mbledhjes së dy qeverive, ishte një inferioritet për keqardhje e kapacitet i mangët i Kryeministrit Haradinaj si dhe një arrogancë patronazhi e nivel banal i Kryeministrit Rama!”, shkruan Gecaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat