“Thaçi po e dërgon Kosovën drejt marrëdhënieve me Rusinë duke na rrezikuar me aleatët Gjermaninë dhe Amerikën”

Aktuale

“Thaçi po e dërgon Kosovën drejt marrëdhënieve me Rusinë duke na rrezikuar me aleatët Gjermaninë dhe Amerikën”

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 15:15
Hashim Thaçi

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj thotë se, presidenti Hashim Thaçi po e dërgon Kosovën drejt marrëdhënieve diplomatike me Rusinë duke na rrezikuar aleatët si Gjermania dhe Amerika.

Ai thekson se Thaçi po tenton ta zvogëloj territorin e Kosovës duke ia jap veriun Serbisë.

“Hashim Thaçi, ky komandanti yt që po e lartëson nga frika e Gjykatës Speciale na dërdëllit për çdo ditë se ka qenë larg vijave të frontit duke e mohuar dhe distancuar edhe nga lufta e vet. Kush është gomar Edi Rama?”, shkruan ai në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Hashim Thaçi është tradhtarë sepse ai Kosovën po e dërgon drejt marrëdhënieve të varura diplomatike me Rusinë duke na rrezikuar aleatët si Gjermania dhe Amerika. Kush është gomar Edi Rama?

Hashimi Thaçi po e rihap çështjen e pranimit të shtetësisë së Kosovës duke tentuar ta zvogëloj territorin dhe Veriun e Mitrovicës t'ia jap Serbisë. Kush është gomar Edi Rama?

Hashim Thaçi, ky komandanti yt që po e lartëson nga frika e Gjykatës Speciale na dërdëllit për çdo ditë se ka qenë larg vijave të frontit duke e mohuar dhe distancuar edhe nga lufta e vet. Kush është gomar Edi Rama?

Ai ia dha 8200 hektarë të Kosovës, Malit të Zi. Ai është tradhtar. Gomar apo? Kush, ne që e quajmë tradhtar atë që jep toka si Esat Pashë Toptani? Kush jep territor të shtetit të vet me çfarë emri duhet të thirret, Edi Rama?

Sipas jush kushdo që e quan atë tradhtar është gomar. Po, Edi Rama, ai është tradhëtar. Ai është përgjegjësi kryesor për dështimin e qëllimshëm të shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Falemnderës Edi Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat