Kosova dhe Shqipëria arrijnë edhe një marrëveshje tjetër të rëndësishme

Aktuale

Kosova dhe Shqipëria arrijnë edhe një marrëveshje tjetër të rëndësishme

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Endrit Shala, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritje të shkëmbimeve tregtare

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritje të shkëmbimeve tregtare, duke krijuar lehtësira dhe duke larguar barrierat tarifore dhe jo tarifore.

Ai këto komente i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Financave të Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në qytetin e Pejës.

Ministri Shala ka thënë se kjo marrëveshje mbulon  sfera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe garantimin e Investimeve të ndërmarrjeve duke mbrojtur dhe regjistruar pronën e tyre intelektuale apo industriale pasqyruar në Inovacione, shpikje, marka tregtare etj.

“Sot më shumë se kurrë vendet tona kanë nevojë për rritjen e shkëmbimeve tregtare, duke krijuar të gjitha lehtësimet e mundshme, dhe heqjen e çdo barriere, si tarifore dhe jo tarifore që ekziston mes dy vendeve tona. Andaj sot në kuadër të plotësimit të objektivave për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit ndër institucional mes dy vendeve tona nënshkruam një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e Pronës Industriale për zbatimin e së cilës pastaj do të angazhohen dy institucionet tona, të cilat mbulojnë Pronën Industriale, e që janë Agjencia e Pronës Industriale e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme Markave dhe Patentave e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Shala.

Sipas tij, kjo marrëveshje dhe marrëveshjet tjera sot hapin një dritare të bashkëpunimit institucional dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat