Faton Abdullahu: Edi Rama është axhami politik në raport me Kosovën

Aktuale

Faton Abdullahu: Edi Rama është axhami politik në raport me Kosovën

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:00
Faton Abdullahu

Ish këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, Faton Abdullahu, është shprehur kritik për fjalimin e gjatë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe përmbajtjen e atij fjalimi në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Pejë.

“Është spektakolar në qasjen e tij dhe nuk është hera e parë që flet kështu. Ky fjalim do të harrohet më shpejtë  se që i është dashur kohë ta shkruajë”, ka thënë Abdullahu.

Ai ka thënë se Edi Rama atë “What the fuck” që përdori në Pejë duhet ta përdorë edhe në raste të tjera.

“E tillë ka qenë edhe kur unë kam qenë pjesë e Qeverisë. E bërë qëllimisht. Është një shouman që flet kështu. Atë “F…” mund ta përdor edhe për ata që i kanë thënë të vendosë taksë në Rrugën e Kombit, edhe për ministrin Ahmetaj për atë që shkretoi ditë më parë edhe Greqisë që votoi kundër Kosovës në Interpol . Lë të shet patriotizëm ndaj Greqisë”.

“Nëse analizojmë veprimtarinë e tij. Edi Rama në raport me Kosovën është axhami politik. Nuk mund t’i thuash Gjermanisë as ashtu dhe as kështu.  Ai tërheq mediat me patika dhe çorapë lara-lara por në Kosovë këto nuk shiten sepse jemi në hall”.

“Fjalim patetik na del. Është koha e fundit që mos ta përdorim patriotizëm si strehë të dështimeve”.

Abdullahu ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë shumë mundësi që të bashkëpunojnë në shumë fusha, më shumë se që janë duke bërë megjithë mbledhjet e përbashkëta që mbajnë tash e saj vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat