Sali Berisha i reagon ashpër Edi Ramës për deklaratat në Pejë

Aktuale

Sali Berisha i reagon ashpër Edi Ramës për deklaratat në Pejë

Nga: D.RR Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin aktual të Shqipërisë Edi Rama, duke e quajtur një person që me deklarata antishqiptare po e tenton ta frikësoj Bashkimin Evropian.

Sipas Berishës, Rama po e ndihmon kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Deklaratat e Edvin Kristaq Rames ne Peje jane mirefilltas antishqiptare!

Te dashur miq, përdorimi i përsëritur Kosovës nga Edvin Kristaq Rama për te sulmuar dhe kërcënuar BE është akt banditesek dhe fund e krye antishqiptar.

Tashme është bere zakon qe çdo vizite ne Kosove, Edvin Kristaq Rama do te përdorë për te mbuluar dështimin e tij te plote ne rrugën e integrimit, hapjes se negociatave te Shqipërisë ne BE por edhe për te ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiç. 
Me mesazhet kercenuese qe leshon nga Kosova, Rama si nje bandit, si nje Don Kishot i vertet mendon se ai tut Bashkimin Europian dhe i imponon atij te mbylle syte para organizates shteterore krimiminale me te rrezikshme te Europes, “Rilindja” qe kryesohet nga kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama.

Ai mendon se me këto kërcënime prej banditi te lidhur me njëmijë fije me krimin do mund te detyroje BE te hape negociatat pavaresisht se ai dhe organizata kriminale e Rilindjes qe kryeson linden ne zemër te Europes nje Kolumbi dhe shkuar Kolumbise, ndertuan narkoshtetin e vetem ne bote, vendin me te korruptuar te planetit dhe vendin e vetem ne bote me nje drejtesi dyshkallesh, de fakto pra pa sistem drejtesie.

Prandaj denoj me ashpersine me te madhe deklaratat antikombetare ne thelb proserbe kunder BE te Edvin Bregoviçit dhe perdorimin e Kosoves nga ana e tij per deklarata, me te cilat kerkon te mbuloje deshtimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorances se tij te krimit dhe droges, vjedhjes dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat