Vuçiq tallet me foton e dy qeverive: M’u dukën si pula, jo si shqiponja

Aktuale

Vuçiq tallet me foton e dy qeverive: M’u dukën si pula, jo si shqiponja

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 22:39
Aleksandar Vuçiq

Ndaj mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës më në fund ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke u tallur me simbolin e shqiponjës me duar.

Vuçiq duke komentuar mbledhjen e dy qeverive, ai është tallur duke thënë për fotografinë e delegacioneve qeveritare me simbolin e shqiponjës me duar.

Ai liderët nga dy vendet i quajti si ‘pula’ dhe se nuk ngjason si shqiponjë, po ashtu ai është viktimizuar duke thënë se po ta bënin serbët këtë do të shkonin në Gjykatën e Hagës.

“Më shumë më ngjan me një pulë sesa me shqiponjë, mua ashtu më duket, ku di unë. Po ta bënim ne atë, menjëherë do të shkonim në Hagë. Ata askund s’e mbajnë flamurin e Kosovës. A e keni parë diku në institucione të Kosovës. E kanë një Ditë të flamurit – të flamurit shqiptar”, tha Vuciq për televizionin publik serb.

Reagime ndaj kësaj mbledhje pati edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, i cili tha se kërkon shpjegime nga BE’ja për deklaratat e liderëve shqiptarë në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat