Arsyet e dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore

Aktuale

Arsyet e dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

(E plotësuar) - Taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës si dhe “vendimet diskiriminuese” të Kosovës ndaj popullatës serbe, janë nga arsyet e renditura për dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore.

Po ashtu ndër arsyet për dorëheqjet e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, është thënë se është edhe “tentim vrasja” e të shumë kërkuarit Milan Radoiçiqit.

Dejcan Gureshic, kryesues i kuvendit komunal të mitrovicës së veriut pas seancës së jashtëzakonshme, sot para mediave tha se pushojnë të gjitha lidhjet me institucionet shqiptare.

***

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe ka konfirmuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Rakiq ka konfirmuar këtë në një seancë të jashtëzakonshme qe serbët po mbajnë në këto momente në veriun e Mitrovicës.

Kujtojmë se serbët gjatë ditës së sotme do të mbajnë përsëri protestë për të kundërshtuar këtë taksë, e cila u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

***

Kanë dhënë dorëheqje katër kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Media ka mësuar se kjo vjen pas tensioneve të shtuara së fundi lidhur me taksën 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kujtojmë se serbët gjatë ditës së sotme do të mbajnë përsëri protestë për të kundërshtuar këtë taksë, e cila u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat