Dy kamionë nga Serbia e Bosnja kanë paguar taksë 100 për qind

Aktuale

Dy kamionë nga Serbia e Bosnja kanë paguar taksë 100 për qind

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Që nga vendosja e taksës doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, në Kosovë kanë hyrë vetëm dy kamionë.

Që nga 21 nëntori kur qeveria e Kosovës mori vendim që të vendos taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, në Kosovë kanë hyrë vetëm dy kamionë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka thënë se këta kamionë kanë paguar taksë 100 për qind.

“Vetëm dy kamionë kanë hyrë në Kosovë që prej vendosjes së taksës. Të dy kamionët kanë paguar taksë doganore 100 për qind. Këta kamionë njëri ka qenë nga Serbia dhe njëri nga Bosnja që kanë bartur lëndë të parë”, ka deklaruar Stavileci për lajmi.net.

Ndryshe kundër taksë që Kosova i ka vendosur këtyre dy shteteve është shprehur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që qeveria e Kosovës ta shfuqizoj këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat