Alarmon Isa Mustafa pas dorëheqjeve të katër kryetarëve serb në veri

Aktuale

Alarmon Isa Mustafa pas dorëheqjeve të katër kryetarëve serb në veri

Nga: N.SH Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Kosovës.

Mustafa thotë se veprimet e tyre, dorëheqja dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me Prishtinën, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi.

Ai thekson se, qeveritarët tanë nuk janë figura të bërë me duar, por për të kujdesur për funksionalizimin e kushtetutës.

Sipas Mustafës, shteti nuk drejtohet me folklorizma, andaj thotë se duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet tona.

Ai shton se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

“Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me “Prishtinën”, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi. Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit. Në këtë situatë, konsideroj se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. IM”, shkruan Isa Mustafa në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat