Hoti: Në PE u bë thirrje për mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën

Aktuale

Hoti: Në PE u bë thirrje për mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:49
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ndodhet në Bruksel ku sot është mbajtur një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian.

“Kërkuam që Kosova të trajtohet sikur vendet e tjera të regjionit pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, ka thënë Hoti..

“Përmbushja e kushteve nga Kosova u konfirmua edhe nga disa deputetë të Parlamentin Evropian, të cilët ju bënë thirrje vendeve anëtare të BE-së të mbështesin liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Në mungese të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, opozita ka mundësuar plotësimin e këtyre kushteve pasi është interes nacional që sa më parë të liberalizohen vizat. Ne do të jemi të palëkundur në avancimin e agjendës euro integruese të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat