Veseli në Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria jonë

Aktuale

Veseli në Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria jonë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:06
Kryeparlamentari Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Dita e Sigurisë së Kosovës këtë vit është më e veçantë, pasi që së shpejti vendi do të bëhet me Ushtri. Veseli ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria e shtetit

 “Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë vit është më e veçantë se çdo herë tjetër. Për pak ditë ne përmbyllim procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Djemtë dhe vajzat e saj do të jenë nderi dhe krenaria e shtetit, në shërbim të sigurisë, lirisë, paqes dhe vlerave multietnike të vendit tonë sovran”, ka shkruar Kryeparlamentari Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat