Krasniqi: Gjendja në veri është e jashtëzakonshme, skena politike të reagojë e bashkuar

Aktuale

Krasniqi: Gjendja në veri është e jashtëzakonshme, skena politike të reagojë e bashkuar

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:46
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

Dorëheqja e sotme e katër kryetarëve të komunave veriore është bërë temë edhe në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa u shpreh se në lidhje me këtë duhet të merren informata zyrtare nga qeveria, e jo të merren siç u shpreh ai, me informata të portaleve.

Ndërkaq, deputeti Arben Gashi nga LDK-ja ka thënë se Qeveria duhet të ketë një plan për këtë veprim.

"Nëse nuk ka ndonjë plan Qeveria, i bie që ajo ka dashur ta bëjë këtë aventurë, nëse jo po futemi në një lojë. Unë nuk dua të besoj që Qeveria nuk ka bërë ndonjë plan", ka thënë Gashi.

Kurse, deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi është shprehur se në këtë situatë, kur sipas tij është gjendje e jashtëzakonshme, skena politike duhet të reagojë e bashkuar.

"Partia Social Demokrate bënë thirrje që edhe opozita dhe pozita të bëhen bashkë dhe të gjejnë konsensus", u shpreh Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat