Veselinoviq merr pjesë në protestën në Mitrovicë

Aktuale

Veselinoviq merr pjesë në protestën në Mitrovicë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:09
Zvonko Veselinoviq

Një biznesmen serb nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq po merr pjesë në protestën e sotme kundër taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe.

Kallxo ka siguruar fotografi nga protesta që po mbahet në Mitrovicën e Veriut.

Veselinoviq rishtazi u bë bashkëpronar i një biznesi me Milan Radojçiq, që njihet si figurë e fuqishme në veri të vendit.

Milan Radoiçiq, figura udhëheqëse në Kosovën e veriut, i afërt me Partinë Progresiste e cila mban pushtetin në Serbi, ka zgjeruar veprimtarinë e tij të biznesit në Serbi duke u bërë bashkëpronar i një ndërmarrjeje ndërtimi me një serb tjetër të Kosovës, Zvonko Veselinoviq.

Radoiçiq u bë bashkëpronar i kompanisë ndërtimore ‘Inkop’, e cila më parë është raportuar të jetë e lidhur me Veselinoviqin, më 19 shtator, tregon një hulumtimi i BIRN.

Pronarja e mëparshme, motra e Veslinoviqit, Dushica Maksimoviq, e cila besohej se vepronte si një mbulesë për vëllanë e saj, nënshkroi nga 40 për qind të kompanisë për Radoiçiq dhe Veselinoviq, duke i dorëzuar edhe 20 për qindëshin e mbetur vëllait të vogël të Zvonkos, Zharko Veselinoviq.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat