Gjilani përuron sallën e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”

Aktuale

Gjilani përuron sallën e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:59
Gjilani përuron sallën e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”

Komuna e Gjilanit në kuadër të festës së Flamurit Kombëtar, sot ka përuruar sallën e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”, të ndërtuar me bashkfinancim nga buxheti i Komunës dhe ai i Qeverisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga udhëheqësit e institucioneve komunale, të policisë së shtetit, të bashkësisë Islame dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.

Kryetari Haziri, ka thënë në këtë rast se kjo sallë e cila po përurohet në festën e Flamurit, na bënë krenarë të gjithëve bashkërisht e në veçanti nxënësit, mësimdhënësit e shkollës dhe familjen e Rexhep Elmazit.

“Ky investim që e përuruam sot ka një rëndësi të veçantë dhe bashkërisht do të kujdesemi dhe do ta ruajmë. Kjo shkollë duhet të jetë krenare me emrin e Rexhep Elmazit dhe me punën që ai ka bërë gjatë gjithë jetës, duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë kombëtare dhe në themelet e Arsimit në Gjilan. Sot, falë sakrificës së dëshmorëve, heronjëve dhe të rënëve për liri, ne festojmë dhe i gëzohemi sukseseve bashkërisht. Flamuri Kombëtar ka qenë dhe mbetet simbol i pashlyer në dashurinë për vendin tonë. Të tillë do ta ruajmë me angazhim, me punë, me arsim e me suksese deri sa të frymoj kombi shqiptarë”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Kurse, Salvador Elmazi, Nazim Gagica dhe Alirizah Osmani, kanë thënë se kjo sallë e sportit në këtë shkollë është një mundësi më e madhe e zhvillimit të kulturës fizike me kushte më të mira për nxënës e shkollës dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat