Fjalët e komandant Remit për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malaj

Aktuale

Fjalët e komandant Remit për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malaj

Nga: N.SH Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:19
Remi, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi ka folur për gjeneralin Ilir Konushevcin dhe doktorin Hazir Malaj, eshtrat e tyre që sot varrosen në Prishtinë.

Në akademinë përkujtimore për nderë të dy ish pjesëtarëve të UÇK-së, tha se, lufta e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një kurorëzim shekullor i përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri në trojet e veta.

“Gjeneral Ilir Konushefci, Hero i Kosovës, është një personalitet me epitete të larta, është një atdhetar i devotshëm, anëtar dhe organizator në radhët e gueriles së UÇK-së, i cili me kyçjen e tij në radhët e saj solli freski dhe angazhim maksimal. Veprimtaria e tij në shkallë vendi, bashkëpunimi dhe organizimi me personalitetet ma të njohura ushtarake të asaj kohe tregon vlerat, rolin dhe rendësin e tije në radhët e UÇK-së. Ai është sinonim dhe personifikim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, është organizator dhe pjesëmarrës i shumë aksioneve guerile ushtarake, në ter territorin e Kosovës”, ka thënë Remi.

Ndërsa, për Dr. Hazir Mala, Dëshmor i Kombit, bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar i Gjeneral Ilir Konushefcit dhe shumë luftëtarëve të luftës çlirimtare, tha se është një sinonim i luftës kombëtare, është një sinonim i shumë burrave e grave, nënave e motrave nga mbar Shqipëria të cilët u radhitën në frontin e luftës çlirimtare dhe UÇK-së.

Lexojeni të polotë shkrimin e Remit:

Iliri, Hero që kaloj mendësin e mbrojtjes së pragut të shtëpisë, ishte Iliri që i dha drejtimë organizimit e kuftës në gjithë vendin.

I nderuar Kryeministër z. Ramush Haradinaj,,

Të nderuar familjar të Gjeneral Ilir Konushefci dhe Doktor Hazir Malaj,

Të nderuar bashkëluftuar, invalid dhe veteran të UÇK-së,

Të nderuar familjar të dëshmorëve,

Të nderuar përfaqësues politik, deputet e ministra,

Të nderuar pjesëtar të FSK-së dhe Policisë së Kosovës,

Të nderuar të pranishëm, zonja e zotërinj.

Kamë nderin që në një akademi si kjo, ku kujtohet dhe respektohet një ndër personalitetet me të rëndësishme të UÇK-së, Gjeneral Ilir Konushefci, të ju drejtohem me fjalë rasti, andaj me lejoni që të ju përcjell përshëndetjet e mia më të sinqerta.

Të nderuar të pranishëm, shikuar në aspektin historik, në fund shekullin XX ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët e Kosovës dhe në përgjithësi për të gjithë shqiptarët pa dyshim se ka qenë lufta çlirimtare gjatë viteve 1998-1999, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Lufta e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një kurorëzim shekullor i përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri në trojet e veta. Ajo u dha fund maltretimeve, dhunimeve, burgosjeve, vrasjeve, i dha fund gjenocidit mbi popullin shqiptar në Kosovë dhe prezencës së forcave policore e ushtarake serbe. Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një kurorëzim, i cili u arrit pas betejave anembanë Kosovës, e mbi të gjitha pas mbështetjes ndërkombëtare, diplomatike e ushtarake. Gjithashtu lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundimisht hapi mundësinë e zgjidhjes së statusit politik e juridik të Kosovës. Andaj, si e tillë, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX është ngjarje e rëndësishme historike jo vetëm për popullin shqiptar në Kosovë, por është ngjarje me ndikim në marrëdhëniet ballkanike, evropiane dhe botërore.

Të nderuar të pranishëm, në mesin e shumë luftëtarëve të kësaj lufte mbarë kombëtare, Gjeneral Ilir Konushefci, Hero i Kosovës, është një personalitet me epitete të larta, është një atdhetar i devotshëm, anëtar dhe organizator në radhët e gueriles së UÇK-së, i cili me kyçjen e tij në radhët e saj solli freski dhe angazhim maksimal. Veprimtaria e tij në shkallë vendi, bashkëpunimi dhe organizimi me personalitetet ma të njohura ushtarake të asaj kohe tregon vlerat, rolin dhe rendësin e tije në radhët e UÇK-së. Ai është sinonim dhe personifikim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, është organizator dhe pjesëmarrës i shumë aksioneve guerile ushtarake, në ter territorin e Kosovës.

Gjeneral Ilir Konushefci, në hierarkinë ushtarake është një ndër figurat qendrore dhe identifikuese të UÇK-së dhe mbarë luftës së saj, është ndër themeluesit e vijave për furnizime me armatim në nivel të UÇK, njëherit ka qenë një ndër figura më militante e asaj kohe.

Të nderuar të pranishëm, gjithsesi, Dr. Hazir Mala, Dëshmor i Kombit, bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar i Gjeneral Ilir Konushefcit dhe shumë luftëtarëve të luftës çlirimtare, është një sinonim i luftës kombëtare, është një sinonim i shumë burrave e grave, nënave e motrave nga mbar Shqipëria të cilët u radhitën në frontin e luftës çlirimtare dhe UÇK-së.

Zonja dhe zotëri, në akademitë si kjo, gjithashtu kujtojmë jehonën e pushkëve dhe këngën e gjithë trimave anë e mban trojeve tona, që po shkruanin simfoninë e qëndresës së pamposhtshme. Jehonë e cila po prekte rrënjët dhe majën e historisë së luftës për liri, kujtojmë EPOKËN E UÇK-së, e cila u bë kurorëzim përpjekjesh shekullore për liri të vendit tonë

Të nderuar të pranishëm, sot, Gjeneral Konushefci u kthye aty ku kishte nisur rrugëtimin e tije kolosal, rrugëtim i cili ishte plotë domethënie dhe shpresë se po i vie fundi sundimit të huaj shekullor të Kosovës. Tani Gjenerali Konushefci pushon në tokën e Kosovës, ai është mes shokëve dhe bashkëluftëtarëve tij, ai është në mesin tonë.

I nderuar Gjeneral Konushefci, në takimin e fundit Kosovën e shihnim në një luftë për jetë a vdekje, sot kur u ktheve në mesin tonë, Kosova po zhvillon luftë politike për të dëshmuar rolin, rendësin dhe nevojën për të ekzistuar, funksionuar dhe kontribuar në shoqërinë bashkëkohore, me një zhvillim të hovshëm politik, diplomatikë dhe ushtarak. Luftën po e vazhdojmë në zhvillimin e një vendi me vlera demokratike pro perëndimore, dhe gjithë herë duke pasur për bazë dhe ne kujtesë nismën e rrugëtimit të përbashkët.

Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve të Lirisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat