FSK-ja do t’i kontribuojë paqes në Kosovë së bashku me NATO-n

Aktuale

FSK-ja do t’i kontribuojë paqes në Kosovë së bashku me NATO-n

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Pamje nga takimi

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha, shprehu gatishmërinë e Kosovës, që me kapacitetet që FSK-ja do t’i ketë, me misionin dhe detyrat e reja, do t’i kontribuojë paqes në Kosovë, rajon e me gjerë së bashku NATO-n dhe partnerët.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme të NATO-s, Jonathan Parish, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i NALT-it (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues për FSK-në) gjeneral brigade Uwe Becker.

Ministri Berisha njoftoi bashkëbiseduesit me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, zhvillimin e saj si Forcë profesionale dhe shumetnike, dhe, si institucioni më i besuar në vend.

Ai po ashtu foli edhe në lidhje me procesin e tranzicionit të FSK-së, ecurinë e procedimit dhe miratimit të draft ligjeve për FSK-në, bazuar në procedurat e rregullta parlamentare dhe në diskutime publike me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ministri Berisha e informoi delegacionin e NATO-s, edhe me vizitat e fundit, që i zhvilloj në shtetet e rajonit, ku i ka njoftuar homologët për procesin e tranzicionit të FSK-së, duke i siguruar kështu partnerët për një transparencë të plotë mbi procesin e tranzicionit.

Ndërsa, delegacioni i NATO-s, gjatë takimit ishte fokusuar për procesin e tranzicionit, për bashkëpunim të mëtejmë dhe për fazat e planifikuara të tranzicionit të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat