Lirohet nga arresti ish-sekretarja e Ivanoviqit

Aktuale

Lirohet nga arresti ish-sekretarja e Ivanoviqit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:53
Pamje nga vendi ku u vra Oliver Ivanoviq

Ish-sekretarja e liderit të vrarë serb, Demokraci, Drejtësi, Liri, Oliver Ivanoviqit, Silvana Arsoviq është liruar nga arresti.

Ajo, siç raportojnë mediat serbe, u la e lirë pas dhënies së deklaratës në Prishtinë. Vendimin e mori prokurori përkatës.

Dje asaj i ishte caktuar mbajtja 48 orëshe, me arsyetimin se dyshohej për “ndihmë në kryerje të veprës penale të vrasjes”.

Ajo ishte arrestuar dje nga Policia Speciale e Kosovës në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat