Haxhiu: Qeveria nuk mund të ketë asnjë plan pas dorëheqjeve

Aktuale

Haxhiu: Qeveria nuk mund të ketë asnjë plan pas dorëheqjeve

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:55
Albulena Haxhiu

Dorëheqja e sotme e katër kryetarëve të komunave veriore, nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, po shihet si dëshmi që ata dirigjohen nga Beogradi, dhe që të njëjtit në vazhdimësi po bëjnë me dije se nuk e njohiin shtetin e Kosovës.

Deputetja  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu,  në një intervistë për kp, tha se edhe vet mënyra se si janë zgjedhur këta të fundit, ka qenë e papranueshme për ta. Duke e quajtur kështu manipulues krejt këtë proces.

Haxhiu:  Është e papranueshme të kemi kryetarë që dirigjohen nga Beogradi

“ Për neve si Vetëvendosje është e papranueshme që të kemi kryetarë të komunave që nuk e njohin Republikën e Kosovës, që dirigjohen nga Beogradi. Vendimi për dorëheqjen e tyre është dëshmia që ata dirigjohen nga Beogradi dhe nuk e njohin Republikën e Kosovës, por po ashtu duhet të mos harrojmë faktin se ne kemi edhe një subjekt politik për brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, pra deputetë të Listës Serbe, të cilët nuk e njohin po ashtu Republikën e Kosovës, e luftojnë aktivisht Republikën tonë”, është shprehur Haxhiu.

Kjo sipas saj, është vazhdë e skandaleve të vazhdueshme të procesit të dialogut.

Ajo madje  ka thënë se Këshilli Gjyqësor duhet të ndërrmarr masa edhe ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq që sipas Haxhiut po bën shkelje.

Haxhiu: Këshilli Gjyqësor duhet të merr masa ndaj shkeljeve që po bën Kabashiqi

“ Në gjithë këtë proces është pyetur Vuçiqi dhe Beogradi. Madje në tavolinat e Brukselit, i ka dorëzuar Vuçiqi për t’u integruar pastaj në institucionet e Republikës së Kosovës. Po del që nuk janë integruar, këta nuk veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, por ajo çfarë duhet të veprojë është që të Këshilli Gjyqësor menjëherë të marrë masat ndaj këtyre shkeljeve që po bën Kryetari i Gjykatës Themelore, siç është rasti i Nikolla Kabashaqi. Ne nuk duhet të tolerojmë veprime të tilla. Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të jetë në krye të detyrës, për shkak se është precident që një kryetar i Gjykatës, të ndërpres punën të direktivave që kanë marrë nga Beogradi”, ka shtuar Haxhiu.

Në mbledhjen e komisionit për legjislacion, gjatë ditës së sotme , opozita kishte kërkuar nga Qeveria të ketë një plan pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri. E në lidhje me këtë deputetja Haxhiu tha se Qeveria nuk mund të ketë as një plan, sepse kjo e fundit,  sipas saj po ndërmerr masa vetëm nga mllefi.

Haxhiu: Qeveria nuk mund të ketë asnjë plan pas dorëheqjeve në veri

“ Nuk besoj që ka ndonjë plan, më shumë ndërmerr veprime nga mllefi dhe pa ndonjë strategji, megjithatë ne si Vetëvendosje  kemi kërkuar  në vazhdimësi reciprocitet të plotë politik, ekonomik, tregtar. Që nga viti 2006 kërkojmë që të kemi reciprocitet  politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, dhe kjo nuk ka ndodhur. Dhe tani pas 12 viteve dalin dhe vendosin masa të tilla”, ka thënë  Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat