Milaim Zeka tregon nëse do t’i bashkohet partisë së Haradinajt

Aktuale

Milaim Zeka tregon nëse do t’i bashkohet partisë së Haradinajt

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:23
Milaim Zeka dhe Daut Haradinaj

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka një kohë që i ka ngrirë raportet me partinë, duke dalë kundër Jakup Krasniqit dhe Bilall Sherifit.

Ai ka akuzuar Jakup krasnqin dhe zyrtarë të tjerë të NISMA-s për nepotizëm nëpër institucione shtetërore.

Gjatë ditës u publikua një fotografi ku deputeti, Milaim Zeka shihet me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

Pas përplasjeve të Zekës me disa zyrtarë të NISMA-s dhe fotografia e Zekës me Haradinajn – filluan dyshimet për një aderim në AAK të Milaim Zekës.

Zeka për media tha se nuk e ka ndërmend të ndryshoj pozicion në këto momente, por që pranoi që ka oferta nga partitë politike.

“Është në natyrën e partive politike të bëjnë oferta për deputetë, personalitete etj. Por, momentalisht nuk do të ndrysoj pozicion. Takimi me Haradnajn ka qenë miqësor”, tha ai.

Më tutje Zeka theksoi se kur hynë në Parlament nuk mendon për asnjë parti politike.

“Kur hy në Parlament jam i qytetarëve, nuk mendoj për parti politike”, përfundoi deputeti, Milaim Zeka.

Zeka ka deklaruar se nuk ka qenë në zyrët e NISMA-s se 8 muaj, gjë që tregon shumë për raportet e tij me strukturat e larta të partisë politike, NISMA SOCIALDEMOKRATE. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat