Zeka: Rama me deklaratat e tij veproi sikurse Vuçiqi dhe Daçiqi - Bota Sot
Zeka: Rama me deklaratat e tij veproi sikurse Vuçiqi dhe Daçiqi

Aktuale

Zeka: Rama me deklaratat e tij veproi sikurse Vuçiqi dhe Daçiqi

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 19:03
Milaim Zeka

Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate e ka komentuar takimin e djeshëm të përbashkët të të dy qeverive shqiptare.

Doku folur për deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Zeka tha se ai nuk e ka provokuar situatën, por e ka imituar Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin.

“Vuçiqi dhe Daçiqi vijnë në Kosovë dhe lëshojnë deklarata të pamatura dhe pastaj ne me ‘budallakitë’ e tyre merremi gjashtë muaj. Të njëjtin veprim të gabueshëm e ka bërë dje Edi Rama”, ka thënë Zeka.

“Asnjë veprim deri më sot qeveria shqiptare, nuk e ka marrë për ta lehtësuar Kosovën në bllokadat e përditshme që ia bën Beogradi. Nuk zgjidhen problemet me deklarata poetike. Dje kemi shitur ‘pallavra’ patriotike, qysh shesin Vuçiqi dhe Daçiqi sa herë vijnë në Kosovë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...