Vrasja në Veternik: ‘Hajnat’ ishin të armatosur rëndë, pronari është i lirë

Aktuale

Vrasja në Veternik: ‘Hajnat’ ishin të armatosur rëndë, pronari është i lirë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një vrasje u raportua mbrëmë të kishte ndodhur në Veternik të Prishtinës. Më vonë u mësua që një pronar i një shtëpie kishte shtënë dhe e kishte qëlluar një njeri, i cili besohet të ketë qenë duke kryer vjedhje në shtëpinë e tij.

D.Sh. konteston disa prej raportimeve mediale mbi rastin duke pretenduar që në vendngjarje ishin 4 ‘hajdutë’ të armatosur rëndë, e të cilët ishin gjuajtur me pronarin e shtëpisë.

Nga kjo përplasje mbeti i vrarë një prej tyre.

“Te nderuar mbreme hajnat 4 te armatosur ne shtepine e nje qytetari dhe kane shtene ne drejtim te pronarit te shtepise, pastaj pronari i eshte kunderpergjigjur ne vetembrojtje. Me ketw rast eshte vra nje hajn Kujtim Krasniqi i njohur per policine. Nuk eshte e vertete qe eshte arrestuar pronari i shtepise pas intervistimit pronari eshte i lire pasi grabitesit kane qen te armatosur rende dhe kane shtene brenda ne familjen e tij.” – është mesazhi i plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat