Haradinaj për festën e flamurit: Sot jemi një!

Aktuale

Haradinaj për festën e flamurit: Sot jemi një!

Nga: N.H Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e festës së flamurit.

Përmes një shkrimi në Facebook, shefi i qeverisë ka thënë se “28 Nëntori” i bekuar, është histori e lavdishme dhe synim për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

Postim i plotë:

Të nderuar bashkëkombas, Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar. “28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë! RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat