Limaj: Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë kombëtare

Aktuale

Limaj: Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë kombëtare

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:41
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka uruar Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin duke thënë se ky muaj mbetet më i lavdishmi i historisë kombëtare.

Media ju sjell pa ndërhyrje urimin e Limajt:

Urime Festa Kombëtare e 28 Nëntorit!

Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar do të jetë përherë frymëzim për të gjithë shqiptarët ndër breza.

Sot shqiptarët anekënd botës festojnë 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar ne sot kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe i shërbyen kësaj dite në etapa të ndryshme.

Të gjithë qytetarëve urime Festa Kombëtare e 28 Nëntorit!

Lavdi dëshmorëve të Kombiy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat