Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, po qëndron në Beneluks. Ketë e ka bërë të ditur zëdhënës i degës së LDK-së për Beneluks, Remzi Azemi.
Nga këtu Hoti ka deklaruar LDK është e gatshme ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë institucionale.
Ja shkrimi i plotë i Remzi Azemit:
Darkë pune me kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së z. Avdullah Hoti.
Kryetari i Deges së LDK-së për Beneluks, z. Bahtir Kastrati me bashkëpuntorë, priten mbrëmë në Bruksel në një darkë pune z. Avdullah Hoti, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, me ç’rast biseduan rreth çështjeve që kanë të bëjnë me aktualitetin momental në Republiken e Kosoves. Dhe u konstatua se për të dalë nga situata delikate në të cilen gjinden institucionet e Kosoves, zgjidhja më e mirë do të ishte të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për këtë z. Hoti tha se LDK është e gatshme pas mandatit që do të merrte nga sovrani, ta nxjerr vendin nga kriza e thellë institucionale në të cilen gjendemi, dhe problemet e shumta me të cilat po ballafaqohemi t’i zgjedhim ashtu si i ka hije një shteti ligjor e demokratik.
Z. Kastrati, në emer të kryesisë së LDK-së, i shpehi përkrahje të plotë grupit parlamentar të LDK-së në punen dhe angazhimet e saj në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikes së Kosoves. LDK është unike në qendrimet e saj.
Në fund të takimit, z. Hoti i cili në Bruksel po qendron me ftesë të Parlamentit Evropian, në takimet vjetore që mbanë me kryetarët e grupeve parlamentare nga Ballkani, ju uroj kryesisë, anëtarëve të Deges së LDK-së për Beneluks dhe gjithë shqiptarëve festen e flamurit dhe pavarsisë së shtetit shqiptar.
Njëkohësisht edhe z. Kastrati ia përcjelli z. Hoti urimet më të përzemërta në emer të Deges së LDK-së për Beneluks, kryetarit të LDK-së z.Isa Mustafa dhe gjithë shqiptarve me fat festa e flamurit dhe shtetit amë.
Remzi Azemi, zëdhënës i Deges së LDK-së për Beneluks.