Foggo: Taksa 100 përqind ndaj Serbisë forcon izolimin e Kosovës

Aktuale

Foggo: Taksa 100 përqind ndaj Serbisë forcon izolimin e Kosovës

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:21
James Foggo

Gjenerali i NATO-s, James Foggo ka thënë sot se vënia e taksës prej 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, mund të thellojë izolimin e Kosovës.

Këto komente Foggo i ka bërë në ceremoninë solemne të ndërrimit të komandës së KFOR-it. 

Duke folur për dialogun Kosovë - Serbi, Foggo ka thënë se të dyja vendet aspirojnë të jenë më të integruara në institucionet euro-atlantike. 

Foggo: Rritja e taksës për mallrat serbe rrezikon izolimin e Kosovës 

“Unë besoj se të dyja, Serbia dhe Kosova aspirojnë të jenë më të integruara në institucionet euro- atlantike. Unë besoj se një gjë e tillë është shumë e rëndësishme për të dy kombet. Sidoqoftë, unë jam i shqetësuar që përmes veprimeve të fundit, siç është rritja e ndjeshme e taksës në mallrat serbe, Kosova rrezikon të bëhet më e izoluar”, tha Foggo. 

Duke folur për zhvillimet në veri, admirali Foggo përmendi edhe dorëheqjen e kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.

Foggo: A nuk është turp që kryetari Rakiq ka dhënë dorëheqje dje Video  “A nuk është turp që kryetari Rakiq ka dhënë dorëheqje nga post i tij si kryetari i Mitrovicës së Veriut  dje?”, tha Foggo.

Njëherit, ai ka folur edhe për procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri, me ç'rast ftoi udhëheqësit e institucioneve që të mos nguten në këtë proces, pasi që sipas tij, të gjitha palët duhet të jenë të kënaqura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat