Bekim Jashari tregon kush ishte i pari që shtiu drejt forcave serbe - Bota Sot
Bekim Jashari tregon kush ishte i pari që shtiu drejt forcave serbe

Aktuale

Bekim Jashari tregon kush ishte i pari që shtiu drejt forcave serbe

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 20:36
Bekim Jashari

Shumë forca serbe kishin rrethuar lagjen e Jasharëve në Prekaz në mars të vitit 1998. Bekimi, nipi i heroit kombëtar, Adem Jashari, shpjegon në se përveç rrethimit që i kishin bërë tërësisht lagjes, gjatë ditës, deri në orën 12, kishte pasur hapësirë që të dalin nga shtëpia.

Jasharët kishin vendosur, secili, i madh e i vogël të mos dilnin nga aty.

Ai tregon se ndonëse shumë të ri në moshë, vëllai i tij, Besimi dhe djali i dytë i Ademit, Fitimi, kishin qenë të parët që kishin hapur zjarrin në drejtim të serbëve.

“Nuk ka qenë e mundur të ndihmohet më shumë sepse sipas informacioneve, një natë më herët kanë ardhur mbi 15 mijë forca paramilitare dhe nga këta 15 mijë, 5 mijë e kishin rrethuar vetëm lagjen tonë, Jashari, kurse 10 mijë tjerë e kanë nxënë grykën e Llaushës dhe të gjitha pikat që të çojnë në Prekaz, luftë ka pas gjithandej por për të ardhur për t’i ndihmuar Adem Jasharit, për të ardhur për të vdekur po, por diçka më shumë jo... Kushërinjtë tregojnë se ditën e enjte, ditën e parë, deri në ora 12 ditës kanë mundur të dalin, i themi ne përpjetë lagjen, drejt Prekazit të Epërm por familja jonë nuk ka dashur të lëvizë askush. Bashkimi tregon që vëllai im, Besimi dhe djali Ademit i dyti, Fitimi, kanë qenë të parët që kanë shkrepur pushkën, kanë vënë zjarr”, ka treguar Bekim Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat