Daçiq e pyet Haradinajn: Kush ta ka shkruar editorialin, lapsi nuk është për ty - Bota Sot
Daçiq e pyet Haradinajn: Kush ta ka shkruar editorialin, lapsi nuk është për ty

Aktuale

Daçiq e pyet Haradinajn: Kush ta ka shkruar editorialin, lapsi nuk është për ty

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:49
Ivica Daçiq ka reaguar ndaj shkrimit editorial të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Ivica Daçiq ka reaguar ndaj shkrimit editorial të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në “Washington Post”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar ndaj shkrimit editorial të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në “Washington Post”.

Haradinaj në artikullin e publikuar në të përditshmen prestigjioze amerikane kishte bërë akuza të ndryshme ndaj Serbisë ndër të tjera duke theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbështetje të Rusisë, i ofron Kosovës njohje në shkëmbim për territor të Kosovës.

Në kërkim të reagimit ndaj Haradinajt, Daçiq është shprehur i befasuar me publikimin e shkrimit.

“Lapsi nuk është armë me të cilën ai shërbehet. Ia ka shkruar dikush”, deklaroi Daçiq për mediat serbe

“Ai udhëhoqi UÇK-në dhe vrau njerëz, është në liri për shkak të mungesës së dëshmitarëve të cilët në ndërkohë i ka vrarë. Tani shpikë arsye për ta arsyetuar situatën në të cilën gjendet e kjo është se kanë rënë në baltë të gjallë dhe sa më tepër që kalon koha, aq më tepër jep deklarata me ton të lartë”, shtoi ai.

Daçiq ka thënë se Beogradit nuk i duhen reagime verbale ndaj vendimit të Prishtinës për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, por ka nevojë që thjeshtë Prishtina ta tërheq vendimin.

Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në dialog, por pas vendimit si ky rreth taksës së re, nuk ka vend për dialog. “Situata është e tillë sa që nuk ka pajtim të plotë ose më mirë të them një rreth i gjerë i çmendurisë që vjen nga ajo që tani Serbia nuk është fajtori, tani akuzohet edhe bashkësia ndërkombëtare. Madje, ka edhe flasë rreth asaj se nuk kanë nevojë as t’i dëgjojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Daçiq për “RTS”, transmeton lajmi.net.

“Më shumë ndoshta besojmë se ekziston një ndarje e përgjegjësive dhe sa herë që Prishtina ka dashur t’i realizojë disa obligime gjithmonë ka ekzistuar dikush atje që ka qenë pak më i butë, e i dyti më i ashpër”, shtoi ai. “Këtu bëhet fjalë për nje ekstremizëm që është zgjeruar edhe në Shqipëri, sepse është një logjikë që nëse nuk ju shkon mirë, nëse ne jemi në baltë të gjallë, do i fusim edhe të tjerët në të”, theksoi ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...