Prokuroria Themelore e Mitrovicës demanton largimin e stafit serb

Aktuale

Prokuroria Themelore e Mitrovicës demanton largimin e stafit serb

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë përmes një kumtese për media ka demantuar lajmet lidhur me largimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës serb nga sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Ju njoftojmë se, sot, të gjithë prokurorët dhe stafi mbështetës serb kanë filluar punën si çdo ditë tjetër, si dhe, prokurorët kanë shkuar nëpër gjykata për të mbajtur seancat gjyqësore”, thuhet në njoftim, 

Në fund shprehet qëndrimi se sistemi prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e informatave për publikun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat