Haradinaj: Po ndryshojmë kursin e ekonomisë sonë

Aktuale

Haradinaj: Po ndryshojmë kursin e ekonomisë sonë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se krahas Kampit Inovativ Trajnues gjerman në Prizren, Kosovës iu shtua edhe një inkubator për nisje të bizneseve, ekspertizë dhe hulumtime praktike.

Haradinaj sot në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, u bashkoa me inxhinierët e ardhshëm dhe profesorë në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Sot, isha dëshmitar i shpalosjes së ideve inovative në fushën e inxhinierisë, që është tregues për potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Studentëve, krahas Kampit Inovativ Trajnues gjerman në Prizren, iu shtua edhe një inkubator për nisje të bizneseve, ekspertizë dhe hulumtime praktike. Përmes ndërlidhjes së botës akademike me bizneset dhe tregun e punës, po ndryshojmë kursin e ekonomisë sonë, duke e bërë atë të konkurrueshme në BE dhe më gjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat