Izraeli ka refuzuar ofertën e Thaçit - Bota Sot
Izraeli ka refuzuar ofertën e Thaçit

Aktuale

Izraeli ka refuzuar ofertën e Thaçit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:21
Izrael

Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës edhe pse Hashim Thaçi Qeverisë së Benjamin Netaniahut i ka dhënë një ofertë të mirë. Nëse Izraeli e njeh Kosovën, Prishtina si kompensim do ta hapë Ambasadën në Jerusalem.

“Pozicioni ynë është krejtësisht i qartë. Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe për aq sa e di unë, nuk ka arsye që të ndryshojë qëndrimi ynë. Izraeli është shumë i vetëdijshëm se sa e ndjeshme është kjo çështje për Ballkanin”, citon vestinet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit Emmanuel Nason.

“Propozimi i Thaçit i bërë para dy muajsh që thoshte se Kosova të hapë përfaqësinë e vet diplomatike në Jerusalem është hap i mençur sepse kjo do të thoshte shumë për izraelitët”, citon vestinet të ketë thënë Dan Orian, drejtor i sektorit për Ballkanin në Ministrinë izraelite të Punëve të jashtme.

Sipas këtij portali serb, në Jerusalem mund të dëgjohet se si në qarqet akademike po shtohet gjithnjë e më shumë presionin ndaj Qeverisë së Netanjahut që megjithatë të njihet pavarësia e Kosovës, sepse njohja, mendojnë ko qarqe, nuk do të ishte goditje me armë në këmbë të Izraelit dhe se ky vendim nuk do t’i rëndonte marrëdhëniet shumë të mira bilaterale me Serbinë.

Por, shton portali, Prishtina tash për tash duhet të kënaqet me përfaqësinë tregtare.

Siç thotë Dan Orian, i cili ka qenë ambasador me bazë jorezidenciale në Maqedoni, Izraeli tashmë e ka njoftuar kryetarin serb Vuçiq se Kosova do të hapë përfaqësinë tregtare në krye të së cilës do të biznesmeni izraelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...