Kosova dhe Islanda dakordohen për intensifikim të bashkëpunimit

Aktuale

Kosova dhe Islanda dakordohen për intensifikim të bashkëpunimit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:11
Dhurata Hoxha dhe Gudlaugur Thór Thórdarson

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, ka takuar Gudlaugur Thór Thórdarson, ministër i Punëve të jashtme të Islandës, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe thellimin e bashkëpunimit me këtë vend anëtar të Zonës Schengen.

Sipas kumtesës për media të kësaj Ministrie, Thórdarson, theksoi se Islanda ka përkrahur Kosovën deri më tani, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.

 Ministrja Hoxha ka falënderuar ministrin islandez, Gudlaugur Thór Thórdarson, për gatishmërinë e përkrahjes së këtij vendi mik për integrim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me këtë vend mik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat