Haradinaj demanton Serbinë: Presionet nga autoritetet e Serbisë dhe gënjeshtrat nuk ...

Aktuale

Haradinaj demanton Serbinë: Presionet nga autoritetet e Serbisë dhe gënjeshtrat nuk ...

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka demantuar propagandat e autoriteteve serbe përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se “presionet nga autoritetet e Serbisë dhe gënjeshtrat nuk i shërbejnë të drejtës dhe as procesit të integrimit“

Postimi i plotë:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre iu garanton qasje në informacion, pa asnjë diskriminim!

Kësisoj, si Qeveri e vendit demantojmë propagandat e autoriteteve serbe, nga të cilat janë ndikuar edhe disa organizata ndërkombëtare.

Po e sqarojmë edhe njëherë se taksa 100 për qind, e drejtë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin e saj, në asnjë formë nuk prek shpërndarjen e mediumeve dhe të drejtën e informimit për asnjë pjesëtarë të asnjë komuniteti.

Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë t’i krijojnë dhe përdorin mediat e tyre. Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë numër të rezervuar të frekuencave për mediat elektronike, me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Ligjet në Kosovë, ua kanë mundësuar pjesëtarëve të komuniteteve që edhe të jenë pjesë drejtuese e shumë institucioneve që lidhen me mediat.

Krahas prezencës së një numri të madh të mediumeve serbe në vend, nga Qershori i vitit 2013 në Kosovë ka filluar transmetimet kanali i dytë i Radio Televizionit të Kosovës në të cilin 85 % e programit është në gjuhën serbe, 15 % në gjuhët e minoriteteve të tjera.

E drejta për media garantohet përpos me Kushtetutë ashtu me ligje të posaçme: Ligji 03/L – 047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të komuniteteve dhe Pjesëtareve të tyre në republikën e Kosovës, i cili përmban dispozitat e caktuar për garantimin e lirisë së mediave për pjesëtaret e komuniteteve minoritare.

Presionet nga autoritetet e Serbisë dhe gënjeshtrat nuk i shërbejnë të drejtës dhe as procesit të integrimit.

Ne do të bëjmë çdo gjë që të ruajmë të gjitha të drejtat kushtetuese dhe ligjore për të gjithë qytetarët e Republikës, e në veçanti për komunitetin serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat