Thaçi takohet me senatorin republikan, flasin për transformimin e FSK-së dhe dialogun

Aktuale

Thaçi takohet me senatorin republikan, flasin për transformimin e FSK-së dhe dialogun

Nga: D.RR Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Hashim Thaçi është takuar me senatorin republikan, Marco Rubio

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me senatorin republikan, Marco Rubio me të cilin biseduan për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe çështje të tjera.

Në takim është diskutuar edhe për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Edhe me senatorin republikan, Marco Rubio, biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat