Selimi për deklaratën e Haradinajt: Do t’ia japim rastin që të përgjigjet edhe një herë, si mik që e kam

Aktuale

Selimi për deklaratën e Haradinajt: Do t’ia japim rastin që të përgjigjet edhe një herë, si mik që e kam

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 21:21
Rexhep Selimi

“Ia ka huq”, tha Rexhep Selimi në Rubikon për deklaratën e Daut Haradinajt drejtuar Selimit se gjatë luftës kishte qëndruar më shumë në Tiranë sesa në Prishtinë.

Selimi tha se nuk është meritë nëse do të kishte bërë burg ose do ishte plagosur. Sipas tij, një gjë e tillë është fat. Njëjtë, siç tha Selimi, është fat që s’u vra as Ramush Haradinaj.

Selimi duke kujtuar kohën e luftës, tha se Daut Haradinaj, dikur bashkëpartiak i tij, ia ka huq, meqë thotë se vetë kishte qëndruar tërë kohën në Kosovë gjatë luftës.

Me ironi, Selimi tha se pasi që e ka shok, do t’ia japë mundësinë që të përgjigjet edhe një herë pasi sipas tij, nuk do të thotë gjërat e njëjta.

Selimi bëri të ditur se pa marrë parasysh këtyre deklaratave që shkëmbyen me njëri-tjetrin, raportet mes tyre vazhdojnë të jenë korrekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat