Kosova larg BE-së, alternativa e vetme ribashkimi me Shqipërinë

Aktuale

Kosova larg BE-së, alternativa e vetme ribashkimi me Shqipërinë

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:50
Shqipëria Natyrale

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë se alternativa e vetme për Kosovën është ribashkimi me Shqipërinë.

Kjo për faktin se, shumica e shteteve të Bashkimit Evropian janë në mbështetje të Serbisë dhe pro copëtimit të Kosovës.

Ai thotë se Serbia po përkrahet më shumë sesa Kosova, dhe se ajo po afrohet më shumë drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa, për Kosovën thotë se ende nuk është në agjendën e Bashkimit Evropian, kështu që do të mbetet ende e izoluar.

“Në dhjetor Serbia hapë edhe tre kapituj që e afron drejt anëtarësimit në BE. Në bazë te mesazheve të përfaqësuesve të BE-së, Kosova nuk është fare në agjendën e tyre dhe do ngelet edhe më tutje e izoluar dhe shumë larg BE-së. Ose më mirë të themi s'do bëhemi kurrë pjesë e BE-së. Shumica e shteteve të BE-së në mbështetje të Serbisë dhe pro copëtimit të Kosovës. Alternativa e vetme dhe e vjetër e jona Ribashkimi me Shqipërinë!”, shkruan Krasniqi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat