“U pi e u ba dërrase”, Olluri tregon çka ndodhi në darkën e Haradinajt me drejtuesit e mediave - Bota Sot
“U pi e u ba dërrase”, Olluri tregon çka ndodhi në darkën e Haradinajt me drejtuesit e mediave

Aktuale

“U pi e u ba dërrase”, Olluri tregon çka ndodhi në darkën e Haradinajt me drejtuesit e mediave

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 23:23
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar sot një darkë për drejtuesit e mediave në Kosovë.

Gjithçka ka shkuar mirë, derisa njëri prej tyre është dehur në takimin e thirrur nga Haradinaj, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe këshilltarët e tij.

Gazetari Parim Olluri, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se Faik Ispahiu, nga Internews/BIRN, ka bërë sjellje të pahijshme.

Sipas Ollurit, Ispahiu ka fyer pjesëmarrësit, përfshirë edhe nikoqirin, kryeministrin Haradinaj.

“Noten 10-she Ramush Haradinajt dhe keshilltareve te tij: Donjeta Sh Gashi, Meliza Haradinaj, Selim Selimi etj. Per tolerancen dhe miresjelljen e treguar ndaj gazetareve”, ka shkruar ai.

“Sapo e perfunduam takimin e thirrur nga Haradinaj me drejtues te mediave. Njeri prej neve, Faik Ispahiu i Internews/BIRN, bente gjeste idioteske ne takim”, ka treguar Olluri.

“U pi e u ba derrase me taksa te qytetareve. Bertiste dhe fyente te gjithe, perfshire kryeministrin Haradinaj”, ka bërë të ditur ai.

“U befasova nga sjellja e mire e kryeministrit dhe kabinetit te tij. Çdo kabinet tjeter do ta perzente nga takimi nje person me sjellje vandale. Mirepo, per befasine e mire kabineti i Haradinajt e trajtuan mire”, ka treguar Olluri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...